Festival zviceran “Openair Frauenfeld” shpall formacionin e këtij viti. Pasi festivalit iu desh të anulonte mini-versionin e tij, “Frauenfeldli”, me një njoftim të shkurtër vitin e kaluar për shkak të pandemisë, këtë vit do të vazhdojë normalisht.

Marketing

Të pranishëm do të jenë: reperët amerikanë J. Cole, Megan Thee Stallion, Tyler, The Creator dhe ASAP Rocky  Me Capital Bra, Shindy, Sido dhe në mesin e tyre edhe reperja kosovare, Loredana Zefi.

Blick.ch shkruan se pasi Loredana anuloi performancën e saj në 2019, reperja 26 vjecare do të festojë premierën e saj të hapur në Frauenfeld këtë vit.

Për shkak se Openair Frauenfeld nuk mund të zhvillohej në dy vitet e fundit, organizatorët kanë rezervuar një Zückeli për fansat e festivalit: Tani fillon një ditë më parë.

Organizatorët presin gjithsej mbi 200,000 vizitorë në Frauenfeld Allmend nga 6 deri më 9 korrik./albora.ch/

Marketing