Ajas Sulejmani, i cili përplasi me automjetin e tij tek vijat e bardha në zonën e “21 Dhjetorit”, çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre 3 muajsh është liruar.

Marketing

Gjykata e Tiranës ka zbutur masën e sigurisë ndaj tij, nga arrest me burg në arrest shtëpie, duke vendosur që 39-vjeçari të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.

Në seancën mbajtur këtë të hënë togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e Suljemanit për masë më të butë sigurie edhe për shkak të normalizimit të marrëdhënieve mes palëve.

Aksidenti ka ndodhur para një semafori, ku mbi vijat e bardha po ecnin kalimtarë. Mes tyre, po kalonte një çift me foshnjën 3-muajshe me karrocë, transmeton Euronews.al.

Ndërsa automjetet e tjera kishin ndaluar pasi semafori ishte i kuq për automjetet, makina ‘Mercedes Benz G-Class” ka ardhur me shpejtësi duke marrë përpara çiftin

Shoferi i makinës i përfshirë në aksident u  largua menjëherë nga vendi i ngjarjes duke mos u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

Foto: Euronews.al

Marketing