Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër më rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ka bërë thirrje publike familjeve shqipetare e sidomos atyre të Luginës se Preshevës që fëmijët e tyre ti dërgojnë fëmijët e tyre në klasat shqipe përkatsisht në Shkollat Shqipe në vendet ku jetojnë.

Marketing

Puna e çmuar e mësuesve shqiptarë në Zvicër, por dhe mbështetja e Ambasadave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për mësimin shqip në Diasporë është një akt patriotik dhe shumë i nevojshëm për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, kanë thenë nder të tjera pëfaqësues nga Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër

Letra e Lidhjes see Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër:

Thirrje publike për masivizimin e mësimit plotësues shqip në Zvicër.Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ), u bën thirrje publike gjithë familjeve shqiptare në Zvicër e veçanërisht familjeve shqiptare të Luginës së Preshevës, që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në klasat shqipe aty ku jetojnë.

Puna e paçmuar e mësuesve shqiptarë në Zvicër, por dhe mbështetja e Ambasadave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për mësimin shqip në Diasporë është një akt patriotik dhe shumë i nevojshëm për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë.Ruajtja e gjuhës, kulturës dhe historisë tonë është obligim moral dhe kombëtare i gjithsecilit prej nesh, ndaj si Lidhje të shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër bëjmë apel edhe për shoqatat e tjera shqiptare në Zvicër për një angazhim më të madh dhe më të përbashkët në këtë mision fisnik.

Gjatë takimeve dhe kontakteve që kemi pasur me përfaqësues të shkollave shqipe në Zvicër është konstatuar se vijueshmëria në shkollat shqipe të nxënësve mërgimtarë-shqiptarë, nuk është në nivele të kënaqshme duke përbërë kështu rrezik për asimilimin dhe harresën e gjuhës amtare të fëmijëve në Diasporë. Një nga shqetësimet që mësuesit shprehin është se brezi i dytë, ka njohuri bazike të gjuhës shqipe dhe nëse nuk intensifikohet puna e mësuesve shqiptarë në shkolla në Zvicër, brezi i tretë nuk do ta flasë më gjuhën tonë të bukur shqipe.

Bazuar në këtë realitet, ne e konsiderojmë të domosdoshëm apelin drejtuar prindërve shqiptarë për tu angazhuar në përcjelljen e fëmijëve të tyre në ndjekjen e shkollave shqipe si një akt atdhetar e patriotik, siç dhe e konsiderojmë të rëndësishëm bashkëpunimin me Ambasadat tona të Shqipërisë e Kosovës duke shtuar njëherazi përpjekjet e organizuara me baza shkencore për të edukuar fëmijët tanë me gjuhën, kulturën, historinë e traditat e bukura shqiptare.Ne përshëndesim dhe inkurajojmë përpjekjet e viteve të fundit të “Shkollës Shqipe” në Zvicër e cila ka hapur rreth 100 pika shkollore në 16 kantone të Zvicrës dhe po vazhdon me të njëjtin ritëm, me qëllim që gjuha shqipe të mësohet nga të gjithë fëmijët shqiptarë në Zvicër.

Ne vlerësojmë kontributin prej disa dekadash të LAPSH dhe u bëjmë thirrje për një angazhim më të madh në përmbushjen e misionit të tyre fisnik.

LSHPMBZ, u bën thirrje dhe një herë familjeve shqiptare që t’i dërgojnë fëmijët e tyre për mësimin e gjuhës shqipe, qoftë në institucionin arsimor “Shkolla Shqipe” në Zvicër, qoftë në LAPSH. E rëndësishme për ne është ruajtja dhe mësimi i gjuhës amtare shqipe.Me nderime LSHPMBZ.

Gjenevë 1 qershor 2022.

Albora.ch

Marketing