Të enjten dhe të premten në Bruksel do të mbahet samiti i vendeve të BE-së.

Marketing

Por në draftkonkluzionet për këtë samit nuk përmendet askund çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, njofton KlanKosova.tv.

KlanKosova.tv i ka parë këto draftkonkluzione ku ndër të tjera përmendet pika e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë drejt një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve.

“Bashkimi Evropian shpreh angazhimin e plotë dhe pamëdyeshje për perspektivën e anëtarësimit e Ballkanit Perëndimor dhe thërret për përshpejtim të procesit të anëtarësimit”, shkruan në njërën nga pikat.

Marketing