Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë në botë nga FIFA.

Polaku ka fituar çmimin ‘The Best’, në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve nga organi më i lartë i futbollit në botë.
Ai ka lënë prapa futbollistë si Lionel Messi, Mohamed Salah dhe shumë të tjerë.
Pikërisht Lionel Messi ishte ai që i rrëmbeu polakut Topin e Artë në muajin dhjetor.
Lewandowski gjatë vitit që lam pas ishte i jashtëzakonshëm me performancat e tij, duke shënuar plot 69 gola në të gjitha kompeticionet për klub dhe kombëtare.
Përveç kësaj, ai ka fituar edhe tri trofe me Bayern Munich, që janë Bundesliga, Superkupa e Gjermanisë dhe Kupa e Botës për klube.
Sot, Lewandowski ëshë shpallur për herë të dytë me radhë, si lojtari më i mirë në botë nga FIFA.
Në 2022-ën, ai do të tentojë të realizojë ëndrrën e shumëpritur tani, kurorëzimin si më i miri nga France Football, duke marrë në duar Topin e Artë. /albora.ch/