Në Cape Carnaval të Florida sapo është lëshuar raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë Albania 1 dhe Albania 2.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë edhe videon në Facebook në momentin kur satelitët lëshohen në hapësirë.

”Sapo është lëshuar nga baza e Cape Canaveral në Florida, SHBA, raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe dy satelitët tanë, ALBANIA1 dhe ALBANIA2”, ka shkruar Rama.

Kryeministri më tej ka shkruar se nga sot Shqipëria ka shumë aftësi për të kontrolluar e mbrojtur territorin.

”Nga sot Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin, duke siguruar në kohë reale të dhëna të rëndësishme në një sërë aspektesh kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm”, shkruan kryeministri shqiptar.

Marketing