Nga viti i ri shkollor, 2022-2023, pritet që të futet në programet shkollore edhe Lënda e Mbrojtjes.

Marketing

Këtë e ka konfirmuar në Sytë 7, zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. Sipas tij, janë koordinuar me Ministrinë e Arsimit, që një lëndë e tillë të futet sivjet, fillimisht në shkollën e mesme e universitet.

Ndonëse Syla, ka thënë se kanë synime që një lëndë e tillë të futet qysh nga klasat fillore.

Ndërsa në fund të këtij mandati qeverisës, ai ka thënë se pritet të përfundojë gjithë projekti për Shërbimit Ushtarak. Një veprim të tillë, i dyti i Mbrojtjes në Kosovë, tha se e kanë pas edhe në programin zgjedhor në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje.

Marketing