Portali Fotbollslivet.se ka intervistuar futbollistin e ri shqiptar Leart Krasniqin, i cili luan për IFK Tumba P16.

Marketing

Ai flet për objektivat e tij dhe të skuadrës për këtë sezon.

Learti ka thënë se personalisht ndihet shumë mirë por edhe skuadra futet në këto gara me një siguri të madhe në korrjen e sukseseve të reja.

Thotë se ka bërë stërvitje të duhura fizike por njëkohësisht është përgatitur edhe teorikisht.

Si në të kaluarën edhe tani Leart Krasniqi premton se do të jap maksimumin, duke shënuar gola dhe me asistime për gola.

Si çdo i ri që e do futbollin edhe Learti synon një të ardhme të ndritur në këtë sport, me të cilin ka zënë të merret, si thotë populli “qysh se i ka marrë këmbët”!

Learti dallohet për lojën e tij agresive dhe elegante duke u bërë “tmerr” i portierëve kundërshtarë.

Marketing