Në kuadër të portalit shtetëror është lansuar platforma për shërbime komunale E-KOMUNAT që në këtë fazë përfshinë shërbimet administrative të lëshuara nga autoritetet komunale për qytetarët dhe bizneset.

Marketing

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL që nga viti 2021 ka qenë e angazhuar që të jetësohet programi i saj për digjitalizimin e shërbimeve që ofrojnë komunat dhe aktiviteteve të tyre.

Me këtë rast e falënderojmë International Financial Cooperation, agjenci kjo që funksionon në kuadër të Bankës Botërore në Kosovë për mbledhjen e të dhënave, analizimin dhe digjitalizimin fillimisht të shërbimeve administrative të Komunës së Prizrenit dhe Lipjanit për këtë fazë duke vazhduar me faza tjera ku do të përfshihen 38 komunat e Republikës së Kosovës.

MAPL, gjithashtu falënderon dhe Zyrën për Planifikim Strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit për mbështetjen në arritjen e këtij objektivi strategjik afatgjatë të ministrisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Platforma E-KOMUNAT është objektivë strategjike e MAPL-së dhe aktivitet në kuadër të Programit për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2022-2027, si dhe parashihet t‘i ketë të digjitalizuara të gjitha shërbimet, aktivitete dhe procedurat komunale.

Marketing