Vedat Muriqi po kalon momente pozitive të karrierës.

Marketing

Futbollisti kosovar e ndihmoi Mallorcan në fitoren e mbrëmshme 2;1 ndaj Deportivo Alavesit pasi e shënoi golin e dytë të vendësve.

Paraprakisht, ai kishte realizuar gol të rëndësishëm edhe ndaj Atletico Madridit, në fitoren minimale, 1:0.

Prizrenasi arriti në kuotën e 4 golave në La Liga, ndërsa e ka dhuruar edhe një asistim, transmeton albora.ch.

Por, lajmi i keq është që përfaqësuesi kosovar do të mungojë në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

Ai në fakt nuk do të ketë të drejt loje për duelin e fundjavës ndaj Barcelonës shkaku i pesë kartonëve që i ka marrë në ndeshjet e zhvilluara nga janari, kur iu bashkua Mallorcas. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “okdiario”.

Muriqi mund të rikthehet në duelin pasues me Granadan, në tentim për ta ndihmuar Mallorcan të mbetet në La Liga./albora.ch/

Marketing