Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se çështja e personave të pagjetur vazhdon të jetë urgjente.

Marketing

Ai këtë deklaratë e bëri pas vizitës së tij në Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur në Prishtinë dhe pasi pa një shfaqje për këtë temë.

“Zgjidhja për fatin e më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente. Të gjithë të dashurit – pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike – meritojnë që t’iu mbyllet çështja. . Kjo është arsyeja pse unë vizitova Qendrën e Dokumentacionit, u takova me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur dhe mora pjesë në shfaqjen e “Water and Candles””, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak dje në Prishtinë është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin ka folur për vazhdimin e dialogut me Beogradin, derisa e ka përgëzuar për marrëveshjen e arritur për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shumë mirë që u ktheva në Kosovë! E nisa vizitën time duke u takuar me kryeministrin për të vazhduar diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Unë gjithashtu e përgëzova atë për arritjen e një marrëveshjeje për energjinë javën e kaluar”, ka shkruar Lajçak pas takimit me Kurtin.

Marketing