Ka disa javë që Kryetari i Federatës së Futbollit Agim Ademi ka paralajmëruar se do ta emërojë trajnerin e ri të Kombëtares së Kosovës. Këtë mund ta bëjë sot.

Marketing

Mbrëmë në orët e vona ka qarkulluar emri i trajnerit francez, Alain Giresse.

Francezi Giresse (69 vjeçar) thuhet se është në pozitën më të mirë për ta marrë drejtimin e Kosovës.

Giresse ka një karrierë të gjatë futbollistike ku ka luajtur për Bordeaux nga viti 1970 deri më 1986. Vitet e tij të fundit si futbollist në pozitën e mesfushorit ai i kalojë të Marseille  ku luajti nga viti 1986 – 1988.

Ai ka pasur edhe 47 paraqitje për Francën në karrierën e tij.

Si trajner ai për disa vite ka menaxhuar skuadra si: Toulouse (1996-98 dhe 1999/2000), Paris Saint-Germain (1998) dhe FAR Rabat (2001/2003).

Nga viti 2004 ka filluar të jetë trajner i kombëtarëve ku ka drejtuar Gjeorgjinë (2004/2005), Gabonin (2006/2010), Malin (2010/2012 dhe 2015/2017), Senegalin (2013/2015) dhe Kombëtarja e fundit që Giresse ka menaxhuar është ajo e Tunizisë për sezonin 2018/19.

Ka tri vite që ai ka pauzuar nga puna e trajnerit./albora.ch/

Marketing