Një polic i Kosovës është lënduar si pasojë e një sulmi që ka ndodhur ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Serbovc të Zveçanit, bëri të ditur Policia mbrëmë në orët e vona.

Marketing

Sipas njoftimit, sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit “Audi”, ngjyrë hiri, me targa KM.

Polici i Njësisë së Reagimit të Shpejtë është plagosur në krah dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë, njoftoi sot QKUK përmes një njoftimi për media.

Polici i plagosur është E. Neziri, teksa aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.




Janë publikuar pamjet e para pas operimit të policit Ekrem Neziri që u plagos mbrëmë në veri të vendit.
Këto pamje janë publikuar përmes një postimi në Facebook nga mjeku Alban Shabani.

Ky sulm ka ndodhur pak orë pasi Policia rriti praninë në komunat e veriut.

Marketing