Të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Marketing

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë.

Të martën do të ketë vranësira, të cilat vende –vende do të sjellin edhe riga të intensitetit të dobët.

“Në mëngjes parashihet të ketë mjegull mesatare deri të dendur. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Edhe të mërkurën do të mbajë po ashtu mot kryesisht i vranët me temperatura të ngjashme.

Të enjten gjithashtu do të jetë vranët, që vende-vende do të krijojnë reshje shiu.

Edhe dita e premte do të ketë kushte afërsisht të ngjashme me të enjten, por në fushat termike përshihen rritje të lehta.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë celsius”.

Gjatë këtyre pesë ditëve do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fort nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit.

Albora.ch

Marketing