Vallen shqiptare e ka për qejfi. Elvir Aljicevic është modeli dhe aktori  nga Bosnja i cili numëron rreth nëntë milion ndjekës në rrjetet sociale. Muzika ishte inspirim për të filluar realizimin e videove të tij.

Marketing

Ai tregoi se si nisi rrugëtimi i tij i cili tha se në fillim i thanë se do jetë e vështirë që të bëj video në “Tik-Tok”.

“Në vitin 2019 kur i thashë shokëve të mi se do filloj të bëj video në “Tik-Tok” duke vallëzuar që të inspiroj njerëzit, ata më thanë se do jetë e vështirë për mua që të arrij sukses ndonjëherë. Dhe jam shumë i lumtur që nuk u dorëzova kurrë”, tha ai.

22-vjeçari nga Bosnja është në një lidhje dashurie me një vajzë nga Kosova.

“Di disa fjalë shqip të dua, si a je mirë. Nuk kam qenë më herët në Kosovë por planifikoj që vitin tjetër të vi”, tha ai.

Marketing