Sadat dhe Raife Leci kanë prejardhje nga Bujanoci. Ata jetojnë në Zvicër, ku ushtrojnë edhe profesionin e tyre

Marketing

Dati photography është studioja e çiftit Leci në Arbon të Zvicrës.

Ajo se çfarë e bën punën e tyre të veçantë është se ata shkrepin fotografi vetëm për bebet e sapolindura dhe gratë shtatzëna.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

Sadati ka treguar në emisionin Fol Shqip Show se si i erdhi ideja për ta hapur studion.

“Ide për ta bërë këtë punë së pari kam qenë si fotograf i shkollave të ndryshme. Para 8 vite, diku 9 vite kam bërë edhe një punë tjetër. 50% kam punuar, 50% në shkolla kam fotografuar, pastaj u bë interesimi shumë i madh, u rritë me të madhe kjo punë e pastaj e lash krejt. Pastaj, shkollat janë vetëm në sezonin e vjeshtës dhe të pranverës “, shpjegoi Sadati.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

“Ideja ka qenë e Raifës për me bo foto të bebeve. Pasi, kjo i ka shikuar dhe ka parë që bëjnë si i rregullojnë, kjo thoshte që kjo i bën më mirë se të tjerët”, tha ai.

“Unë kisha qejf me provu”, ndërhyri Raifja.     

Gjate emisionit Fol Shqip Show

“I thash nëse i bën ti m`i rregullu, unë i fotografoj. Nuk është problem”, shtoi Sedati.

Po ashtu, ai ka treguar se kur është koha ideale për të bërë fotografi një grua shtatzënë.

“Koha ideale për t`u fotografuar për gratë shtatzënë është prej javës së 32-të deri në javën e 36-të”, tha Sedati.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

Sa iu përket bebeve kjo është mosha ideale që të fotografohen.

“Për bebe 5 ditë pas të lind deri në dy javë, 14 ditë është më së miri pasi që bebja flenë më shumë dhe është më e qetë. Pastaj fillojnë nga pak komplikimet, kanë dhimbje barku apo diçka tjetër, edhe në atë kohë bëjmë photoshoting, po zgjatë më shumë. Më për lezeti për të bërë photoshoting edhe për neve, edhe për prind është në ato dy javë”, tha Raifja

Gjate emisionit Fol Shqip Show

Përfund, mesazhi i Sedatit ishte që të flasin sa më shumë shqip.

“Flisni shqip, edhe në shtëpi, edhe sa me familje, më fëmijët , t`i ruajmë traditat tona mos t`i harrojmë të jem gjithkund shqiptarë”, ka thënë Sedati.

Gjate emisionit Fol Shqip Show
Marketing