Daniel Wafler është deputet zviceran. Ai ka qenë i ftuar në emisionin Fol Shqip Show këtë të shtune.

Marketing

Gjatë intervistës, Daniel e ka dëshmuar që di të flas rrjedhshëm gjuhen shqipe.

Gjithashtu, Daniel Wafler ka qenë oficer i ushtrisë zvicerane. Ai gjatë kësaj kohë kishte shërbyer në Kosovë, në kuadër të Kfor-it.

Ai gjatë intervistës ka folur për çështje të ndryshme, duke përfshirë këtu fëmijërinë e tij e deri tek politikat evropiane në Kosovë.

Wafler ka thënë se Zvicra është vend i mundësive.

“Në Zvicër krejt kemi shansa me u bë doktor në universitet. Zvicra është e hapur për të gjithë, kur i ki mendtë i ke krejt mundësitë. S`ka problem. Je prej një familje të varfër ose prej një familje bujqësisë ose punëtorë, nuk është në rregull me thanë dikush është më i mirë”, ka thënë ai.  

Daniel Wafler

Po ashtu, Wafler ka treguar se si erdhi deri te vendimi për t`iu bashkuar ushtrisë së Zvicrës, ku ka treguar edhe si u bë vullnetar për të shërbyer në Kosovë.

“Prej vitit 1989 ka punuar një shqiptar në fermën e babait tim dhe krejt historia e ish Jugosllavisë unë e kam marr vesh e kam pa në televizor. E kam parë në 1998 masakrën e Adem Jasharit, të gjitha i kam parë, Reçakun. Edhe kur kam hy në ushtri, unë kam qejf me mbrojt demokracinë, së pari me mbrojt zviceranët, me kontribu sikur ushtar, sikur krejt qytetarët e Zvicrës edhe në veçanti me ndihmu Kosovën, atë rajon me stabilizu pas luftës. Për këtë jam lajmëruar si vullnetar në vitin 1999 me hy në mision në Suharekë dhe kam shkuar në vitin 2000”, ka deklaruar ai.

Daniel Wafler

Ai ka treguar dy frikat e tij më të mëdha që i kishte përjetuar në rini, duke përfshirë këtu edhe vizitën e tij në Kosovë gjatë vitit 1997.

“Dy pika në rini, ka qenë Çernobili, viti 1986 katastrofa radioaktive, unë kam pasur frikë në jetë vetëm atëherë kur e kam pa në televizorë atë radioaktives prej Evropës Lindore. Shumë sene të këqija vinë prej Evropës Lindore. Të dytën herë, ka qenë viti 1997 kur unë e kam vizituar punëtorin e babait tim në Kosovë, paraluftës dhe unë e kam parë sistemin jodemokratik, sepse në Zvicër policia nuk ishte e keqe. Por, Kosova në 1997 e ka pasur policinë e keqe, ata policët e Sheshelit nuk kanë pasur qejf me bë diçka të mirë për ju shqiptarët dhe për mua si zviceran. Kur unë kam folur mirë për shqiptarët ka qenë e rrezikshme në 1997.Unë e kam pasur fatin e mirë që kam qenë qytetar i Zvicrës në atë kohë, s`ka pas problem me u kthy në Zvicër, këta për mua prej fillimit  me mbrojt kushtetutën edhe më mbrojt popullin zviceranë, edhe unë e kuptova qysh kanë qejf shqiptarët me mbrojt identitetin shqiptarët në Kosovë, në atëkohë në 1998. Prekazin unë e kam kuptuar se pse e ka pasur atë rast, pasi jam kthyer në Zvicër”, ka shpjeguar ai.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

Po ashtu, Wafler ka publikuar një hartë të vjetër e cila i përkiste stërgjyshit të tij, ku në të shihen kufijtë e Shqipërisë etnike.

“Para 120 viteve e kanë ditur se cili popull jeton në Ballkan, ka pasur harta ekzakte etnike. Ndryshe sot janë kufijtë, por në historinë e botës, historinë e popullit kurrë nuk ndërron. 9 vite para se me deklaruar Shqipëria është shkruar Albania. Shqipëria ka qenë pjesë e otomanëve, por më atlas ia kanë lanë emrin Albania”, ka theksuar ai.

Harta

Wafler ka hedhur kritika ndaj politikës së Evropës, duke thënë se Amerika ka bërë shumë për shqiptarët.

“Amerika ka bërë shumë për shqiptarët, edhe unë si evropian duhet ta pranoj këtë. Evropa e kanë harruar Skënderbeun, e kanë harruar më vonë Rugovën, por Amerika nuk e ka harruar”, ka thënë ai.

Marketing