Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e parë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar Drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Marketing

Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ka falënderuar zonjën Albright për punën e palodhshme të MCC për të mundësuar Kompaktin e Kosovës.

“Një nder i veçantë që takova MCC_CEO, znj. Alice Albright dhe nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës. E falënderova për punën e palodhshme të MCC-s për të mundësuar Kompaktin, që do të bëhet investimi më i madh në sektorin e energjisë dhe rikonfirmon lidhjen e ngushtë që ndajnë vendet tona”, ka shkruar Kurti.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në ShBA, kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

Marketing