Kryeministri Albin Kurti është pritur nga presidentja e Parlamentin Evropian, Roberta Metsola.

Marketing

Në këtë takim ishin edhe sekretari i Përgjithshëm i PE-së, Alessandro Chiocchetti, ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, deputetja Mimoza Kusari- Lila dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Në komunikatën e ZKM- së thuhet se në takim është diskutuar për raportin dhe marrëdhënien ndërmjet Kosovës dhe BE-së, aplikimin e Ksoovës për anëtarësim, konkludimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjes për Stabilizim-Asociimin.

ZKM thotë se në prag të dyvjetorit të themelimit të Qeverisë, Kurti e ka njoftuar Presidenten Metsola për “arritjet e sukseset e deritanishme” dhe planet për gjysmën e dytë të mandatit.

Në takim u fol edhe për takimin që do të mbahet këtë fundjavë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Marketing