Turqia është një nga partnerët kryesorë të Kosovës ka thënë kryeministri, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët për medie me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Marketing

Kurti, i cili po qëndron për vizitë pune në Stamboll, deklaroi se “një nga synimet tona kryesore si qeveri është krijimi i një mjedisi për të tërhequr investitorë të huaj për ekonomi të qëndrueshëm dhe se Turqia është ndër partnerët tonë kryesorë ekonomikë dhe tregtarë”.

Kurti ka falënderuar presidentin Erdogan dhe popullin turk për mbështetje të vazhdueshme për shqiptarë, nga intervenimi i NATO-s, te pavarësia dhe njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Bashkë me presidentin Erdogan biseduam për raportet miqësore dhe për mënyrat se si mund t’i thellojmë e forcojmë me vullnetin e dyanshëm që e kemi. Folëm për mundësitë e reja të bashkëpunimit. Diskutuam edhe për zhvillimet në rajon dhe më gjerë”, u shpreh Kurti.

“Jemi mirënjohës për rolin e Turqisë në intervenimin e NATO-s, për kontributin e pakursyer, njohjen e republikës sonë dhe për mbështetjen e plotë te të pakursyer. E falënderova Erdogan-in për përkrahje në anëtarësim në NATO dhe Këshill të Evropës”.

Marketing