Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës të tij, në ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” për ambasadorin William Walker, tha se shqipatrët nuk do ta harrojnë as një herë emrin e ambasadorit, William Walker.

Marketing

Ai tha se Walker mbetet miku i mirë i kohërave të vështira të Kosovës që me raportimin e tij mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës na siguroi ndihmë nga NATO-ja.

“Në kohëra të vështira historike njësoj siç në periudha krizash personale një mik i mirë mund të jetë shpëtimi i nevojshëm madje edhe atëherë kur nuk e keni një mik të mirë janë kohërat e vështira që mund ta sjellin një të tillë. Në traditat tona një mik i mirë është një figurë shumë e rëndësishme dhe e respektuar e cila nderohet deri në paprekshmëri sipas kodeve tona zakonore shqiptare të mikpritjes që është vlerë e theksuar e jona”, u shpreh Kurti.

Kurti, tha se ambasadori Walker me raportimet e tij ndryshoi perceptimin ndërkombëtar mbi luftën çlirimtare të UÇK-së.

“Më 1998, Ambasadori William Walker erdhi në Kosovë në krye të komisionit verifikues të OSBE-së për të parë nëse forcat serbe po vepronin në përputhje të marrëveshjes së tetorit të Kombeve të Bashkuara për të tërhequr forcat e armatosura dhe për të zbatuar armëpushimin. Ky mision për Kosovën ishte lehtësisht i verifikueshëm nga veturat me ngjyrë portokalli me të cilat lëviznin të 700 anëtarët e këtij komisioni”.

“Në fillet e para të UÇK-së duke qenë jo shumë e njohur për qëllimet dhe tekniket e saj UÇK-ja ishte konsideruar si terroriste dhe ekstremiste. Dhe ishte pikërisht komisioni verifikues i OSBE-së që me raportime nga terreni për zhvillimet në Kosovë do të ndihmonte ndryshonte perceptimin ndërkombëtar mbi UÇK-në dhe do të siguronte ndihmë nga NATO-ja”, tha Kurti.

Marketing