Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh), do t’i adresojnë me shumë seriozitet.

Marketing

Kreu i Qeverisë ka thënë se Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit, ndonëse ky raport e vlerëson të kundërtën.

Ne bëjmë maksimumin e mundshëm, nuk e kursejmë as vullnetin, as përpjekjen e as dijen që e kemi. Gjatë këtyre dy viteve Kosova ka shënuar përparime të mëdha, a jemi aty ku duam, ende jo. Mirëpo të gjitha ministritë, teksa shënojmë këtë javë dy vjetorin në qeverisje, e bëjnë më të mirën e mundshme. Edhe vërejtjet, kritikat të cilat na jepen do t’i marrim me shumë seriozitet e do t’i trajtojmë me përpikëri”, ka thënë Kurti, raporton EO.

Ai ka folur edhe për marrëveshjen e mundshme me Serbinë. Sipas tij, presidenti Vuçiq e ka refuzuar marrëveshjen në Bruksel e Ohër.Në këtë marrëveshje, Kurti ka thënë se duhet të jetë edhe zbardhja e fatit të të pagjeturve.

Me datën 18 gusht të vitit të kaluar e kemi pasur marrëveshjen, por ka refuzuar ta nënshkruaj presidenti i Serbisë, siç refuzoi edhe më 27 shkurt në Bruksel, siç refuzoi edhe më 18 mars në Ohër. Teksti është i dakorduar qysh me 18 gusht të vitit të kaluar dhe unë besoj që ai dakordim porsa të behët marrëveshje ndihmon shumë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, e sigurisht që është i nevojshëm edhe drejtësia për viktimat. Në këtë rast viktimat nuk janë vetëm të zhdukurit me dhunë por viktima janë edhe familjet e tyre dhe shoqëria në përgjithësi”, ka thënë kryeministri Kurti.

Kurti nuk ka dashur të komentojë protestën e paralajmëruar nga PSD-ja kundër Asociacionit të Komunave me shumë serbe.

“Për besë nuk e kam parasysh, po çka me komentua, protesta të shtunë sot është e martë”, tha ai. 

Marketing