Nga 1 janari 2023 do të jetë në dorë të organizatave të zinxhirit agro-ushqimor që të vendosin dhe të komunikojnë se cilat lëndë të para nuk ka disponueshmëri të mjaftueshme. Këshilli Federal amendoi sot Urdhëresën për Përdorimin e Indikacioneve Zvicerane të Burimit për Produktet Ushqimore dhe thjeshtoi sistemin aktual të përjashtimeve.

Marketing

Legjislacioni “zviceran” përcakton se në çfarë kushtesh mund të përdoret emërtimi “zviceran” për produktet ushqimore dhe në çfarë rrethanash janë të mundshme përjashtimet. Ky është rasti, për shembull, kur produktet nuk janë të disponueshme në Konfederatë për një qëllim të caktuar përdorimi, tregon një shënim qeveritar sot. 

Nëse deri më tani u takonte autoriteteve federale të përcaktonin listën e këtyre produkteve, nga viti i ardhshëm procedura do të jetë më e thjeshtë, më fleksibël dhe transparente dhe në kompetencë të aktorëve të kategorisë agroushqimore.


Ky legjislacion është rezultat i një bashkëpunimi midis zinxhirit agroushqimor dhe organizatave për mbrojtjen e konsumatorëve. Procesi është koordinuar nga Zyra Federale për Bujqësi dhe bazohet në procedurën aktuale për produktet industriale. 

Në përputhje me këtë mekanizëm, informacionet për lëndët e para që nuk janë në dispozicion ose nuk disponohen në sasi të mjaftueshme në Zvicër do të publikohen dhe përditësohen në një listë nga kategoria agroushqimore, vijon komunikata.

Në të njëjtën kohë, Departamenti Federal i Çështjeve Ekonomike, Arsimit dhe Kërkimit u ngarkua për të vlerësuar ndikimin e këtyre ndryshimeve. Një raport i lidhur do të jetë i disponueshëm deri në fund të vitit 2026./albora.ch/

Marketing