Qeveria e presidentit Recep Tayyip Erdogan u ka bërë zyrtarisht thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që në të ardhmen të përdorin emërtimin “Türkiye” dhe jo “Turkey”.

Marketing

Sipas njoftimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu Turqia nuk dëshiron më që në arenën ndërkombëtare dhe dokumentet diplomatike ndërkombëtare të quhet “Turkey”, pra me emërtimin në gjuhën angleze, por “Türkiye”.

Erdogan: “Made in Türkiye” shpreh më së miri kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit turk

Përdorimi i toponimit anglisht kundërshtohet për një kohë të gjatë nga Turqia, pjesërisht sepse fjala “turkey” në anglisht do të thotë edhe “gjel deti”, transmeton DW.

Në fund të vitit të kaluar Turqia vendosi të fusë në përdorim emërtimin “Made in Türkiye” për produktet e saj të eksportit. Erdogani e argumentoi këtë vendim se ky emërtim shpreh më së miri kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit turk.

Foto: Pixabay

Marketing