Trajneri i xhudos, Driton Kuka, kritikon gjeneratat e reja që po bëjnë më pak sport për prezantim të vendit e popullit, e më shumë për interesa personale e materiale.

Marketing

Kuka potencoi se shisha dhe konsumimi i alkoolit janë bërë penguesit kryesor, derisa shtoi se kur ka një talent në duart e tij, ka njohuri se si ta ngrit drejt majave evropiane, transmeton Klankosova.tv.

“Nga këndi i trenerit…Xhudo po vazhdon me rritjen e rezultateve në fakt emra të rinj po dalin në skenë,rrjedhimisht sukseset po vazhdojnë me një kontinuitet!”, është shprehur Kuka.

“Si trener kur kam në duart e mia një talent zakonisht e di rrugën me ngrit drejt majave Evropiane,Botërore e Olimpike por … Lëndimet,rrjetet sociale,jeta josportive që përfshin qëndrimin deri vonë,besa edhe shisha e konsumimi i alkoolit tashmë janë ba penguesit kryesor të rritjes në nivele Kulminante!”, shtoi ai.

“Një problem i ri që ska ekzistuar në të kaluarën është që gjeneratat e reja më pak po bajnë sport për prezentim dinjitoz të vendit e popullit e më shumë për interesa personale e materiale!”.

“Kjo po del tash problemi kryesor! Gjenerata tjera,mentalitet tjetër”.

Marketing