Një 61-vjeçar nga Ptolemaida, Greqi e pagoi shtrenjtë komunikimin e tij telefonik dhe shkëmbimin e mesazheve për mes një aplikacioni të njohur online me një të panjohur.

Marketing

Ky i fundit pretendonte se ishte i interesuar për reklamën që 61-vjeçari kishte bërë në një faqe interneti. Duke pretenduar se do t’i kalonte paratë në llogarinë bankare të 61-vjeçarit, personi i panjohur arriti të nxirrte të dhënat e kartës së tij personale të debitit dhe më pas bëri 3 transferta nga 3000 euro secila duke arritur të vjedhë në total 9000 euro.

Ngjarja ka ndodhur në 27 prill dhe të nesërmen viktima denoncoi  në Policinë e Sigurimit të Eordaisë se ishte mashtruar.

Hetimi zgjati gati katër muaj, por përfundimisht u konstatua se mashtrimi ishte kryer nga një i huaj 23-vjeçar, ndërsa paratë ishin transferuar në llogaritë e dy femrave greke të moshës 46 dhe 48 vjeç.

Ndaj të treve është ngritur një dosje për mashtrim, e cila është dorëzuar në Prokurorinë e Rrethit Kozan.

Marketing