Kryebashkiaku i kryeqytetit të Kanadasë Otavë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pas protestave të kamionistëve kundër kufizimeve të Covid.

Ai tha se qyteti kishte dalë plotësisht jashtë kontrollit dhe se protestat përbëjnë kërcënim për sigurinë e banorëve.

Marketing

Ende nuk dihen detaje specifike se çfarë masash mund të vendosen, por policia paralajmëroi arrestimin a atyre që kërkojnë të ndihmojnë protestuesit duke u sjellë atyre furnizime si karburant, letër higjienike dhe ushqim, transmeton albora.ch.

E ashtuquajtura “Konvoji i Lirisë” në Otava, ka më shumë se një javë që po proteston ndaj mandatit të qeverisë kanadeze të vaksinës për kamionistët ndërkufitarë, duke i rënë borive, duke bllokuar rrugët në qendër të qytetit dhe duke shqetësuar lagjet e banuara./albora.ch/

Marketing