Estonian flag on the flagpole, waving in the wind against a blue sky.

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kalas ka paralajmëruar qytetarët e saj se mund të ketë ndërprerje nëse Rusia ndërpret shtetet baltike nga rrjeti i përbashkët i energjisë elektrike.

Marketing

“Ne duhet të jemi të përgatitur për faktin që Rusia mund të shkëpusë Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë nga rrjeti elektrik”, tha Kalas.

“Do të ishte mirë të përgatiteshim për ndërprerje të mundshme të energjisë, kjo prek sektorin publik, kompanitë dhe çdo individ”, shtoi ajo, duke i përshkruar ndërprerjet e mundshme si të përkohshme.

Shtatëmbëdhjetë vjet që kur u anëtarësuan në BE, vendet baltike, Lituania, Letonia dhe Estonia janë ende të varura nga Rusia për importet e energjisë elektrike. Një projekt 1.6 miliardë euro i financuar nga BE synon t’i shkëpusë ato nga rrjeti i përbashkët elektrik që ndajnë me Rusinë dhe Bjellorusinë deri në vitin 2025. 

Marketing