Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka marrë një hap të pashembullt në mënyrë që të ndalë protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm për koronavirus.
Marketing
Pa nevojën e urdhrit të gjykatës, bankat do të mund të bllokojnë llogaritë bankare të secilit person të lidhur me protesta, transmeton albora.ch.
“Kjo gjë po bëhet për të mbajtur kanadezët të sigurt dhe për të mbrojtur vendet e punës”, ka thënë Trudeau në një konferencë për media.
Ai ka thënë se policisë do t’i jepet më shumë kompetencë për të burgosur apo ndëshkuar protestuesit, në mënyrë që të mbrohet infrastruktura kritike./albora.ch/
Marketing