Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se Kryeministri Albin Kurti do t’i bashkohet bashkatdhetarëve në Podujevë në kuadër të aktivitetit “Karvani i Diasporës”, që mbahet në Komunën e Podujevës.

Marketing

Kështu thuhet në një njoftim për media që e ka dërguar Zyra e Kryeministrit të Kosovës të hënën pasdite.

Kurti dje e sot është marrë me zhvillimet në pjesën veriore ku serbët barikaduan rrugët për shkak të vendimit të qeverisë  për të vendosur reciprocitet në targa dhe dokumente të udhëtimit me Serbinë.

Marketing