Kryeministri Albin Kurti në kuadër të turit të tij nëpër Amerikë, po qëndron në qytetin e Detroitit të shtetit Michigan ku është takuar me drejtues të shoqatës së bizneseve “Automation Alley”, njofton zyra e kryeministrit.

Marketing

“Në Detroit të Michigan, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim me shoqatën e bizneseve “Automation Alley”. Lidere në mesin e shoqatave të bizneseve për teknologji dhe prodhim, “Automation Alley” bën lidhjen ndërmjet industrisë, akademisë dhe qeverisë për të përshpejtuar inovacionin dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik të Michigan-it juglindor. Aty kryeministri Kurti u takua me Drejtorin e Partneriteteve Strategjike Globale, Noel Nevshehir me të cilin diskutuan për Industrinë 4.0 apo siç njihet ndryshe, revolucionin e katërt industrial. Industria 4.0 fokusohet në ndërlidhjen, automatizimin, mësimin makinerik dhe shkëmbimin e të dhënave në kohë reale në industrinë e prodhimit”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti ka ftuar shoqatën që ta vizitojë Kosovë për të hulumtuar mundësitë që ofron Kosova. 

“Kryeministri Kurti prezantoi para tyre mundësitë për investime në Kosovë dhe për potencialin në rritje të vendit tonë në Teknologjinë e Informacionit. Ai i ftoi për vizitë në Kosovë për të hulumtuar nga afër mundësitë që tregu i Kosovës ofron”, thuhet tutje.

Marketing