Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka dhënë përkrahjen e tij sportistëve kosovarë që mbrëmë parakaluan në paradën hapëse të Lojërave Mesdhetare 2022 në Oran të Algjerisë.

Marketing

Kosova dje parakaloi në mesin e 25 shetetve tjera të regjionit të Mesdheut dhe para rreth 50 mijë tifozëve të pranishëm.

Flamurin e bartën mundësi, Egzon Shala dhe karateistja, Fortesa Orana.

“Sportistët të cilët i takova para disa ditëve në Prishtinë, sonte parakaluan në paradën e ceremonisë hapëse të Lojërave Mesdhetare 2022 në Oran të Algjerisë. Nën udhëheqjen e mbajtësve të flamurit, Egzonit dhe Fortesës, Kosova parakaloi në mesin e 25 shteteve tjera të regjionit të Mesdheut. Xhudo, karate, boks, taekwondo, mundje, atletikë, not, gjimastikë, tenis, badminton, ping-pong, shenjëtari dhe shigjetari janë sportet me të cilat po prezantohemi në Oran. Bashkë me sportistët tonë në Algjeri janë edhe ekipi i Shqipërisë në përbërje të 27 sportistëve nga 10 sporte. Sukseset më të mëdha për secilin prej sportistëve. Të gjithë ne, jemi me ju”, shkroi Kurti.

Marketing