Sot gjatë aktiviteteve të organizuara për nderë të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kryeministri i Kosovës dha një deklaratë për media duker uruar qytetarët për këtë festë madhështor./albora.ch/

Marketing

Fjalimi i plotë i kryeministrit:

Urime të gjithë qytetarëve të Republikës Dita e Pavarësisë.

Teksa kremtojmë e festojmë, gëzohemi dhe e urojmë njëri-tjetrin, nuk kemi se si të mos kujtojmë e përkujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për lirinë e popullit dhe për pavarësinë e vendit. Andaj, nga kryeqyteti i Republikës këtu në oborrin e përbashkët të Presidencës, Kuvendit dhe të Qeverisë, ku bëmë nderime dhe ngritëm flamurin shtetëror do të vazhdojmë për kryeqendrën e kryengritjes së popullit tonë në Prekaz, pra te Kompleksi “Adem Jashari” dhe më pastaj te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi.

Të gjithë ata të cilët punuan dhe luftuan kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për të sotmen dhe të ardhmen tonë, andaj ne u jemi falënderues të gjithëve dhe mirënjohës përjetë./albora.ch/

Marketing