Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka bërë të ditur se është pritur në shtëpinë e Eric Adams, kryebashkiaku i New York-ut, kjo ndejë u organizua për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Marketing

Gjeloshaj, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se për të dhe për komunitetin shqiptar në New York ishte nder të ishin në shtëpinë e Adams, “Gracie Mansion Conservancy”.

“Një organizim perfekt, pritje e mrekullueshme nën organizim e njeriut të veprave të mëdha për komunitetin shqiptar, Mark Gjonaj. Respekti dhe vlerësimi i shprehur nga kryebashkiaku Adams për komunitetin shqiptar na bëri shumë krenar. Një komunitet i mrekullueshëm, i kyçur fuqishëm në të gjitha sferat e jetës publike në New York”.

“Patëm rastin të diskutojmë dhe të krijojmë kontakte të reja me shumë personalitete nga jeta politike në qytetin e New Yorkut, si dhe personalitete shqiptare që punojnë, jetojnë dhe janë aktiv në jetën publike këtu”, ka shkruar Gjeloshaj.

Marketing