Kosova momentalisht gjendet në gjendje të rënde sa i përket furnizimit me energji elektrike dhe reduktimet janë përditshme e sidomos dy javët e fundit.

Marketing

Kosovën, me sa duket, e pret një dimër i vështirë, sa i përket furnizimit me energji elektrike derisa këtë çeshtje Qeveria e Kosovës nuk është duke e marrë më shumë seriozitet ani pse çmimet çmimet e energjisë elektrike në berzë janë katërfishuar, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Zhurma e gjeneratorëve degjohet kudo, në secilin qytet të Kosovës dhe vendi është në një kolaps për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike. Aktualisht reduktimet janë dy orë pa energji dhe katër orë më energji elektrike por kjo në shumicën e rasteve nuk respektohet dhe për këtë askush nuk jep përgjigjje.

Foto ilustrim

Çmimet e energjisë në berzat ndërkombëtare janë të larta dhe jostabile. Lëvizjen e tyre e ka shkaktuar fillimisht pandemia e koronavirusit, ndërsa hov të madh kanë marrë edhe pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në fund të shkurtit.

Për shkak të energjisë elektrike shumë biznese janë mbyll apo edhe të tjera që e kanë të pamundur të operojnë, e sidomos lokalet që janë të vogla dhe që kanë mungesë të një gjeneratori.

Izet Bajrami pronar I një lokali më veshje të femrave  thotë se është para një vendimi të veshtirë ku I duhet të mendoj për ta mbyll lokalin pasi energjia elektrike është duke I shkaktuar humbje dhe se këtë e sheh si problem të veshtirë edhe pë stinën e dimrit që sipas tij do të paraqes probleme për secilin.

“Përveq që çmimi I energjisë elektrike është shumë I lartë ne përballemi më mungesë tëësaj e që kjo ka bëjë më jetën tone sepse pa rrymë nuk mund të bëhet asgje. Jemi në gjendje të rendë, njerzit po mbyllin bizneset e tyre dhe kështu do të veproj edhe unë. Derisa Qeveria bënë thirrje për kursim të energjisë dhe na paraljmëron se dimri do të jetë I veshtirë më mire do të ishte që kjo Qeveri të merr masa, të siguroj rrymë dhe të mëndoj diqka pë qytetarët që janë në gjendje të rëndë pasi gjithqka lidhet me energji” ka thenë Bajrami për Albora.ch.

Kryetari i Bordit të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa ka thënë se reduktimet e shpeshta të rrymës po shkaktojnë humbje të mëdha në biznesin e tyre.

Mustafa në një intervistë thekson se Qeveria e Kosovës duhet ta ketë në fokus prodhuesin, pasi sipas tij, është sektori që ka ndikim në zhvillimin e vendit.

Ai shton se nga këto reduktime, humbjet e prodhuesve janë shumë të mëdha.

“Humbjet janë shumë të mëdha, kështu kemi rritje të importeve. Tash edhe me mungesën e energjinë elektrike, kemi vakum në punë, pra vet ndërprerja e rifillimi i punës”, shtoi ai.

Gjithashtu, Mustafa thotë se ndërprerjet e rrymës po shkaktojnë çrregullimin e programeve, duke ndikuar në procesin e punës.

“Prodhuesit tonë më nuk janë vetëm vendor, pra janë regjional edhe evropian, posedojnë teknologjinë më të lartë të mundshme, e punojnë me programe më të sofistikuara. Në qoftë se ndërpritet energjia elektrike, në moment, pa paralajmërim, sigurisht që bëhet çrregullimi i programeve, ku prodhuesit do të kenë një kosto shtesë për kthimin e tyre”, tha Mustafa.

Çmimet e larta, të papërballueshme me pagat e ulëta | Ekonomia Online
Berat Mustafa

Në fund, ai kërkon që të ketë së paku paralajmërim në momentin e ndaljes së rrymës.

Mungesa apo ndërprerja e energjisë elektrike është duke shkaktuar problem edhe në shendetin e nejrzve, pasi që nga fillimi I reduktime ka të dhëna se disa persona kanë mbetur në ashensor e tre nga ta kanë pesuar lendime.

Një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi derisa ishte në ashensor në Fushë Kosovë ishte ndalur rryma dje, dhe ashensori me shpejtësi të madhe kishte rënë poshtë.

NOA Lajme - Agjencia Kombëtare e Lajmeve

Në raportin e policisë thuhet se rasti është duke u hetuar, transmeton Albora.ch.

Sipas të dhenave që posedojme gruaja është duke u trajtuar për lendime serioze në trup dhe raste si kjo janë duke ndodhur çdo ditë në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Reduktimet e rrymës në Kosovë janë shtuar duke bërë që shumë qytetarë të revoltohen me qeverinë lidhur me situatën e krijuar.

Fillimisht ishte 6 me rrymë 2 pa rrymë. Pastaj 4 me rrymë, dy pa rrymë. Kurse sot, reduktimet kanë arritur sipas qytetarëve në 3 me rrymë e 3 pa të.

Bizneset, institucionet dhe QMF-të si “ilaq” të vetëm po shohin gjeneratorët.Por, kur gjeneratorët ndalojnë së funksionuari atëherë po i shkaktohën vështirësi edhe QMF-vë në punën e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në Qendrën e Mjekesisë Familjare në Krushë të Madhe të Rahovecit kështu ka njoftuar faqja në facebook “Krushë e Madhe”, shkruan Albora.ch.

Sipas njoftimit për shkak të reduktimeve të mëdha dhe prishjes së gjeneratorit QMF në Krushën e Madhe nuk do të punoj për ditën e sotme.

“Për shkak të mungesës së rrymës dhe prishjes së gjeneratorit, SONTE NUK PUNON QMF “Dr.Fahredin Hoti” në Krushë të Madhe. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim.

Albora.ch

Marketing