Xherdan Shaqiri do të largohet nga Lyon me dëshirën e tij për t’u transferuar në MLS, Amerikë.
Arno Rossini, një trajner me përvojë të madhe ka bërë një intervistë të ashpër në gazetën “Ticino” ku flitet për vazhdimin e karrierës së Xherdan Shaqirit në moshën 30-vjeçare në MLS, te Chicago Fire.
“Në moshën 30-vjeçare, Shaqiri ende mund të luante për një kohë të gjatë duke veshur fanellën e Zvicrës. Por me transferimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të kalonte në plan të dytë për një vend titullari në kombëtare”, ka thënë Rossini, transmeton albora.ch.
Derisa ka shtuar se Shaqiri gjithmonë ka qënë lojtari më i rëndësishëm i Zvicrës, por tani ai po e braktis për disa para më shumë në fund të sezonit.
Ai ka luajtur në klube të mëdha si Inter,Bayern Munich dhe Liverpool, por kurrë nuk ka patur merita kur klubet fitonin trofe”, ka përfunduar i irrituar Rossini./albora.ch/