Presidenti i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU), Vladimir Kostiq, vlerësoi sot se lufta në Ukrainë mund të jetë një çrregullim më i madh tektonik se rënia e Murit të Berlinit dhe se Serbia nuk e ka privilegjin të jetë ishull ose kontinent.

Marketing

Në asamblenë e rregullt vjetore të SANU-së, ai tha se kishte frikë se në këto rrethana gjeopolitike serbët të mos bëhen “të vetmit të padëshiruar të Evropës ”.

Kostiq tha se Serbia nuk e ka privilegjin të jetë ishull apo një kontinent më vete, “apo me popullsi të madhe, e shpërndarë në disa kontinente, gjë që definitivisht nuk është – ajo është e ngulitur thellë në strukturën dhe kulturën e Evropës dhe nuk mund të lundrojë prej saj në vende të tjera, të premtuara ose që ia premtojmë në mënyrë të papërgjegjshme vetes.”

Ai kujtoi se në strofën e dytë të Odës së Gëzimit, “vargjet janë hartuar në mënyrë ogurzezë” – “Dhe ai që nuk ka mundur ta bëjë këtë kurrë, le të përjashtohet nga bashkësia duke qarë “.

“Dhe po sikur në këtë dhe atë Evropë, pikërisht në përfaqësimin e saj të hapjes së pakufishme dhe tolerancës multikulturore, figura e ‘zuzarit universal’ të mos nevojitet sërish si një pengesë strukturore në atë rrugë drejt bashkimit të pakufizuar. Kujt do t’i caktohet ky rol tani? Ky është një rol me pasoja më të rënda se roli i një iidioti të dobishëmi, të cilin herë pas here e pranonim ose na e impononim në mënyrë vetëshkatërruese,” tha Kostiq.

Ai theksoi se do të duhet shumë mençuri dhe një kërkim më i lirë, më jokonvencional për zgjidhjet e problemeve me të cilat Serbia po ballafaqohet për një kohë të gjatë dhe se do të duhet egoizëm i ftohtë “për të kuptuar se cilat janë interesat tona”.

Kostiç vlerësoi gjithashtu se vendimet fatale, të cilat kërkojnë ndarjen e përgjegjësive, merren brenda “sferës së një numri të kufizuar të papranueshëm personash”, transmeton nova.rs.

Foto: N1

Marketing