Andreas S., baba i katër fëmijëve dhe pronar i një dyqani mishi gjahu e furrë buke, kishte jetuar një jetë të qetë dhe pa rënë në sy.
Por gjithçka ndryshoi natën e së hënës, ku dyshohet se ai ka qëlluar për vdekje me armë zjarri dy oficerë policie në Gjermani.
Të hënën pak pas orës 4 të mëngjesit, dy oficerë policie ndalojnë një veturë në Landstrasse 22 në lagjen Kusel në shtetin gjerman të Rheinland-Pfalz, shkruan Blick – transmeton Albora.ch.
Dy oficerët, një 24-vjeçare që ishte në detyrë praktike si pjesë e trajnimit të saj si komisare dhe kolegu i saj 29-vjeçar, kishin ndaluar veturën që ta kontrollojnë.
Por gjithçka përfundoi tragjikisht, pasi që ata dyshohet se u qëlluan me armë zjarri.
Rreth orës 04:20 të mëngjesit, përmes radiolidhjes ata kishin dërguar mesazhe tek kolegët e tyre duke thënë ‘Po na qëllojnë’, por kur përforcimet arritën në vendngjarje, policja 24-vjeçare tashmë kishte vdekur. Pak minuta më vonë humb jetën edhe kolegu i saj.
Autoritete vunë në pranga dy persona të dyshuar pas një kërkimi të gjërë mbrëmjen e së hënës.
Njëri prej tyre është Andreas S., 38-vjeçar.
Në vendin e krimit u gjetën dokumentet e tij identifikuese.
Bëhet e ditur se ai vjen nga Spiesen-Elversberg, një vend në rajon dhe tregton mish të egër. Ai ka qenë edhe drejtor menaxhues i një furre buke që ka bërë vetëm falimentim, siç raporton “Focus Online”.
Një ish-punonjëse e kompanisë e përshkruan Andreas S. si një shef “jo miqësor” dhe “i rreptë”.
“Ai gjithmonë bërtiste kur diçka nuk i shkonte.”, ka deklaruar ajo, duke thënë se posa u publikua fotografia e tij ai e njohu menjëherë.
Sipas tij, ishte një incident që ajo e mbante mend veçanërisht keq. Pasi u ngacmua seksualisht nga një koleg, ajo kontaktoi me Andreas S. Ai nuk e besoi asnjë fjalë dhe doli në krah të kolegut të tij. “Në atë kohë kam qarë fyti dhe ujë.”, rrëfen ajo.
Sipas “Saarbrücker Zeitung”, S. duhet të kishte pasur probleme me paratë. Ai ka dështuar vazhdimisht të paguajë pagat e punonjësve të tij. Në vitin 2019, kjo çoi në mosmarrëveshje me një sindikatë dhe në procese para gjykatës së punës. Një vëzhgues paralajmëroi kundër S. në atë kohë. “Ai ka një arsenal armësh”, thuhet të jetë thënë në atë kohë.
Ish-punonjësja kujton se ish-shefi i saj ishte i pasionuar pas gjuetisë. Në biznesin e tij të dytë, tregtinë e mishit të gjahut, ai prodhonte dhe shiste, ndër të tjera, goulash gjahu.
Sipas Shoqatës Gjermane të Gjuetisë, vetë S. nuk kishte licencë për gjueti. Për më tepër, patenta e tij për të zotëruar një armë me sa duket i është hequr dy herë. Sipas “Bild”, gjuetia pa leje është në fakt një motiv i mundshëm i krimit.
Andreas S. do të dalë para gjykatës të martën.