Kampionia Olimpike Distria Krasniqi e ka fituar medaljen parë të artë për vitin 2022 në “Grand Prix Almada” të Portugalisë.

Marketing

Distria në finale e ka mposhtur kroaten Ana Viktorija Puljiz me Ippon.

Krasniqi, në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë mposhti me Wazaari dhe tri dënime për Ippon francezen Leonie Gonzalez.

Distria, në çerekfinale, mposhti me 3 dënime për Ippon spanjollen Ariane Toro Soler.

Në gjysmëfinale ajo mposhti me Ippon nikoqiren, portugezen Joana Diogo. /albora.ch/

Marketing