Me hormonet të çrregullta bëhet çdo gjë më e vështirë duke filluar nga humbja e peshës, të jeni në humor të mirë por edhe sëmundjet patologjike kronike.

Marketing

Por ka disa pije dhe ushqime të cilat mund t’ju ndihmojnë për ti sjellë ato në nivelin e duhur.

Nuk duhet shumë që ekuilibri hormonal i cili rregullon organizmin të ndryshojë nga agjentet e jashtëm para se gjithash përbërjet kimike që përmbajnë ushqimet por dhe shumë produkte të tjera të cilat i përdorin çdo ditë.

Por për fat të mirë ka disa pije dhe ushqime të cilat ju ndihmojnë për të rregulluar nivelin hormonal.

Kosi – Ekspertët e cilësojnë atë si një super ushqim për shëndetin e gruas. Ky produkt i bulmetit përmban probiotikë, që ndihmojnë në rritjen e baktereve të shëndetshme në stomak, si dhe kalcium për forcimin e kockave. Vitamina D është gjithashtu shumë e rëndësishme për balancimin e hormoneve.

Peshku – Acidet yndyrore omega 3 luajnë një rol jetëso në shëndetin e gruas. Ato mund të mbrojnë femrën nga sëmundjet që mund ta prekin me kalimin e moshës, si sëmundjet e zemrës, hipertensioni, sëmundjet inflamatore dhe depresioni

Perimet e pasura me antioksidues – Perimet me gjethe jeshile janë një burim i mirë i antioksiduesve. Spinaqi, zarzavatet jeshile, sallata ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të hormoneve, ndërkohë që sigurojnë edhe lëndët e tjera ushqyese për të cilat trupi ka nevojë.

Erëzat –Kanella, xhenxhefili, hudhra janë disa nga erëzat më të mira që ndihmojnë femrat të balancojnë hormonet dhe të qëndrojnë të reja për një kohë të gjatë.

Avokado – Ky frut është i pasur me yndyra të shëndetshme që ndihmojnë në tretjen e lëndëve ushqyese. Avokadot janë gjithashtu të pasur me fibër, magnez, kalium, vitaminë E, acid folik dhe vitaminën B, të cilat janë shumë të rëndësishme për balancimin e hormoneve.

Marketing