Ligjvënësi i Kontesë Westchester, shqiptaro-amerikani Vedat Gashi më tetë shkurt ka regjistruar zyrtarisht kandidaturën e tij për Kongresin Amerikan.

Marketing

Siç shkruan gazeta amerikano-shqiptare, illyria, ai ka paraqitur dokumentet e nevojshme në Komisionin Federal të Zgjedhjeve duke hedhur hapin e parë për të sfiduar kongresistin e Distriktit 16, Jamaal Bowman në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në 23 qershor.

Kjo është zona që ka përfaqësuar në Kongres për vite me radhë kongresisti i njohur Eliot Engel, themelues dhe bashkëkryetar i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve, transmeton albora.ch.

Vedat Gashi, që ka lindur në Kosovë dhe është vendosur me familjen në SHBA kur ishte vetëm 4 vjeç në 1982. Ai ka jetuar në Bronx dhe më vonë në Yorktown ku edhe është rritur e jeton edhe sot e kësaj dite.

Zgjedhja e tij në Kongres do të ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për komunitetin tonë. Do të kishte edhe vlerë të madhe simbolike e emocionale nëse vendin e Eliot Engelit që bëri aq shumë për lirinë e Kosovës ta zinte një shqiptar i lindur në Kosovë./albora.ch/

Marketing