Tani në udhëheqësinë e EDYN-it ndër rrjetet më të mëdha të liderëve rinor të të gjitha fushave në Europë, me mbi 23 shtete anëtare është i riu Donjet Bislimi. Ai do të mbajë postin e zëvendës presidentit të këtij rrjeti, ndër projektet më të suksesshme të USAID-it, NDI-it dhe IRI-it.
Për Albora.ch Donjet Bislimi tha se të jesh në lidershipin e këtij rrjeti është nder dhe privilegj.
“Është themeluar nga 10 vende themeluese në dhjetor të 2018-ës, ku unë kam qenë njëri ndër ta si përfaqësues i Kosovës. Për tri vite kemi arritur të rritemi në 23 shtete të Europës. Në lidership është edhe përfaqësuesi i Shqipërisë dhe antarët në vendet tona përkatëse”.
Përmes aktiviteteve dhe takimeve të larta, jo të pakta të këtij rrjeti, Bislimi thotë se pati mundësi të takoi figura të rëndësishme botërore, nga ish presidenti i SHBA-së Barak Obama, e deri te diplomatë e liderë shtetesh europiane.
“Udhëtimet janë të shpeshta, takimet dhe konferencat. Aktivitete të ndryshme kudo dhe takimet e nivelit të lartë si psh: ish Presidenti Obama, ish sekretarja Albright, Presidenti i IRI, NDI, senatorë, kongresmenë, ambasadorë të ndryshëm, liderë shtetesh europiane etj”, u shpreh Bislimi.
Përveç kësaj, momenti më i veçantë që vazhdon të mbetet i freskët në kujtesën e Donjetit është Çmimi i Lirisë John. S. McCain.
“Momenti më i rëndësishëm i jetës sime, Çmimi i Lirisë John McCain nga IRI. Emocion i paparë dhe mirënjohës deri në vdekje për vleresimin”, shtoi Bislimi.
Dr. Bislimi njëkohësisht ligjeron në një nga kolegjet universitare në Kosovë, si dhe është kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës. /albora.ch/