Kosovari Naim Murseli, që është shtetas suedez, ka denoncuar sot në policinë suedeze shtetasin suedez dhe danez Rasmus Paludan që në disa qytete të Suedisë dogji librin e shenjtë islam Kuranin.

Marketing

Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se në vend të protestave – si ato të komunitetit mysliman në Suedi që u përshkallëzuan – zgjodhi ta denoncojë këtë veprim, që e cilëson fyes dhe provokues, në polici.

“Në vend që të gjuaja me gurë, t’u vinte zjarrin makinave të policisë ose të shkatërroja ndërtesat publike, zgjodha të ushtroja të drejtën time demokratike si shtetas suedez duke dënoncuar sot shtetasin suedez dhe danez Rasmus Paludan në Policinë suedeze për nxitje kundër grupeve etnike. Të provokosh me djegien e Kuranit në disa qytete suedeze gjatë muajit më të shenjtë për myslimanët është fyese, provokuese dhe e urryer. Veprimet si këto nuk krijojnë gjë tjetër veçse konflikte të panevojshme. Me dënoncimin tim, shpresoj të parandaloj Paludan që të vazhdojë turneun e tij”.

Marketing