Një 22 vjeçar nga Kosova është dënuar me 46 muaj burgim.

Marketing

Vendimi u shpall të mërkurën nga Gjykata e Dietikon.

Kosovari kishte shkaktuar aksident të tmerrshëm në tetor të vitit 2019-të, ku kishin pësuar lëndime të rënda një grua dhe vajza e saj katërvjeçare.

Siç raporton Blick.ch, gjykata ka marrë vendim që Ardian C, ta dëbojë nga Zvicra për shtatë vjet.

Kjo për shkak të lëndimeve të rënda që kishin marrë nëna dhe fëmija.

Po ashtu kosovari akuzohet se nuk iu kishte dhënë ndihmë mjekësore të lënduarve pas aksidentit.

22 vjeçari obligohet që t’i paguajë familjes një shumë prej 150 mijë franga zvicerane apo ( mbi 146 mijë euro), shkruan Blick,ch përcjell Albora.ch

Marketing