Futbollistja nga Kosova që e djersit fanellën e Milanit, Kosovare Asllani do të jetë në Kosovë me 17 shkurt.

Marketing

Këtë lajm e ka bërë të ditur Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi përmes një postimi në Facebook.

“Me kënaqësi prita në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, në selinë e FFK-së. Gjatë këtij takimi diskutuam për bashkëpunimin e ndërsjellë si dhe për ardhjen e futbollistes me famë botërore, Kosovare Asllani, me misionin të UNICEF-it.

Futbollistja me prejardhje nga Kosova është ambasadore e shpresës së mirë të UNICEF-it dhe do të jetë në Kosovë më 17 shkurt.

UNICEF-i, bashkë me Ambasadën Suedeze dhe FFK-në do të organizojnë pritjen për futbollisten e Kombëtares suedeze, e cila luan për skuadrën e Milanit dhe më parë ishte pjesë e Real Madridit”, shkroi Ademi ndër të tjera.

Asllani ka një karrierë të pasur, pasi në të kaluarën ka luajtur në ekipe si Real Madrid, Manchester City dhe Paris Saint Grmain.

33 vjeçarja është edhe reperezentuese e kombëtares së Suedisë, me të cilën ka zhvilluar 169 ndeshje ka shënuar 44 gola

Marketing