Nisma të ndryshme ekonomike janë duke u zhvilluar në Kosovë që synim kanë bojkotimin e produkteve serbe në vend. Vetëdijesimi tashmë ka filluar dhe sipas të dhënave tashmë fushatat e tilla kanë jep efektet e para sepse konsumimi i produkteve serbe ka renë derisa edhe disa markete janë duke bërë të pamundurën që mos të shesin nga këto produkte.

Marketing

“Mos bli produkte serbe – Besa, besë”, me këtë thirrje po synohet që Kosova të bojkotojë produktet serbe. Fushata, e cila ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve që të mos blejnë produkte të importuara nga fqinji verior, ka filluar të japë rezultate konkrete. Megjithatë, importi nga Serbia ka qenë i lartë edhe vitin e kaluar, duke arritur në mbi 371 milionë euro

Në Kosovë vazhdon të ketë shumë produkte serbe. Blerja e këtyre produkteve nga qytetarët e Kosovës është rritur edhe në vitin 2022. Importet nga Serbia në vitin që lamë pas janë rritur rreth 21.7%, apo mbi 66 milionë euro.

Foto: Albora.ch

Në vitin 2022, Kosova ka importuar mallra në vlerë 371.6 milionë euro nga Serbia, e cila, sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës llogaritet të jetë partneri i katërt tregtar i vendit në këtë aspekt. Për t’i ulur këto shifra dhe për të ndalur blerjen e produkteve serbe, në Kosovë ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese me moton “Mos bli produkte serbe – Besa, besë”.

Nismëtari i fushatës për bojkotimin e produkteve serbe është Burim Piraj dhe ai vazhdon bën thirrje që të mos konsumohen prodhimet e Serbisë.

Ai ka thënë se qëllimi i fushatës është që qytetarët e Kosovës të vetëdijesohen, që të mos blejnë produkte të cilat importohen nga fqinji verior.

Piraj thotë se shteti serb ka investuar shumë në marketimin e prodhimeve të tyre, saqë, sipas tij, me anë të ekonomisë të mundohet ta pushtojë Kosovën.

“Serbia ka subvencionuar në të gjitha format që ta ketë tregun e Kosovës. Ka subvencionuar aq shumë, si në materiale ndërtimore, materiale elektrike, ushqimet dhe krejt gjërat i ka subvencionuar që ta ketë tregun e Kosovës.

Sa më shumë shitet në Kosovë, aq më shumë ka mundësi punësimi në Serbi. Sa më shumë shitet në Kosovë, aq më shumë rritet buxheti i Serbisë.

Sa më shumë shitet në Kosovë, aq më shumë ka mundësi të blihet armatim nga buxheti që krijohet nga paraja, e cila vjen nga Kosova. Dhe kjo ka sjellë që nëpër markete të ketë sa më shumë ekspozim të prodhimeve serbe dhe të ketë marketing”.

Foto: Albora.ch

Nga viti 2006, asnjë produkt i Serbisë në market

“Market Plus”, në Ferizaj, është një nga marketet në Kosovë, i cili që nga viti 2006 ka bojkotuar të gjitha prodhimet serbe.

Madje në hyrje të marketit dhe në çdo pjesë tjetër, shkruan “Made in Kosova”.

Mbi 767 milionë nga Serbia, 642 milionë nga Shqipëria  

Raportet tregtare mes Kosovës e Shqipërisë janë kritikuar çdo herë. Edhe shifrat tregojnë se këto raporte nuk janë aq të mira. Nga Shqipëria, Kosova ka importuar mallra në vlerë 642.6 milionë euro, brenda viteve 2020-2022, ndërsa ka importuar nga Serbia në Kosovë për të njëjtën periudhë, mallra në vlerë 767.7 milionë euro. Nga shteti serb janë importuar 125.1 milionë euro më shumë mallra për këtë periudhë, sesa nga shteti amë, Shqipëria. Importet nga Serbia në vitin që lamë pas janë rritur rreth 21.7% apo mbi 66 milionë euro.

Gjatë vitit 2022, Kosova ka importuar mallra në vlerë 371.6 milionë euro nga Serbia. Në vitin 2021, Kosova kishte importuar nga Serbia mallra në vlerë 305.4 milionë euro. Në vitin para pandemisë (2018) Kosova kishte importuar nga Serbia mallra në vlerë prej 386.4 milionë eurosh.

Gjatë viteve të pandemisë dhe Taksës 100% (2019 dhe 2020) Kosova kishte nivelet më të ulëta historike të importeve nga Serbia. Një vit më pas, importet shkuan në 173.4 milionë euro, kurse në vitin 2021, Kosova importoi nga Serbia mallra në vlerë 305.4 milionë euro

Albora.ch

Marketing