Me moton ”Ushqimi dhe kultura bashkojnë kombet”, në Pragë mbahet edicioni i pestë i Festivalit të Ambasadave, ku 46 vende nga të gjitha kontinentet do të prezantojnë kuzhinën, kulturën dhe destinacionet e tyre atraktive turistike.

Marketing

Duke ftuar për pjesëmarrje, ambasadorja e Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj, ka bërë të ditur se veprat artistike me motive nga trashëgimia të Agata Çettës do të pasurojnë këndin e Kosovës në Festivalin e Ambasadave, e frymëzuar nga arkeologjia dhe etnologjia, ajo do të paraqesë vepra nga argjila me elemente filigranike.

“Për herë të parë në një ngjarje e tillë ndërkombëtare në Pragë, nën tingujt e muzikës folklorike shqipe do të performoj vallen e bukur tradicionale Ansambli Oda.

Pjesë e prezantimit tonë do të jetë edhe promovimi i turizmit, ndërsa kjo ngjarje do të begatohet me ushqim tradicional, produkte nga Safrani të kompanisë Safran & KO, pije nga kompanitë kosovare, Kosova Wine , Golden Eagel dhe Stone Castle”, shkruan ambasadorja.

Festivali i Ambasadave – Ushqim, Kulturë & Turizëm 2022, mbahet të shtunën, më 4 qershor 2022, nga ora 08:00 deri në 20:00 në :Vítězné náměstí, Pragë 6.

Marketing