Kosova ka pësuar humbje nga Greqia (2-0) në ndeshjen e zhvilluar në Panthessaliko Stadium në Volos, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Marketing

Ekipi nikoqir e dominoi fraksionin e parë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të shënuar, mirëpo nuk ia doli të realizonte.

Faza defensive e Dardanëve e udhëhequr nga kapiteni Amir Rrahmani, nuk lejoi që të mposhtej Aro Muric, i cili po ashtu pritje të mrekullueshme.

Daljet e mysafirëve përpara ishin të rrallë, duke qenë se ishin në pritje të momentit për të kundërsulmuar, derisa vendasit e dominonin lojën.

Pasqyrë e ngjashme u pa edhe në gjysmën e dytë, duke qenë se Helenët po sulmonin, ndërsa Dardanët mbroheshin.

Thyerja e mbrojtjes mysafire ndodhi në minutën e 71-të, kur pas një harkimi të Petros Mantalos, Georgios Giakoumakis realizoi me kokë.

Me gjithë përpjekjet e vizitorëve për t’’i barazuar shifrat, ata nuk ia dolën të tregoheshin të rrezikshëm përballë ekipit kundërshtar.

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola. Ekipi nikoqir i dominoi 45 minutat e para duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të shënuar, mirëpo nuk ia doli të shënonte.

Faza mbrojtëse e Dardanëve e udhëhequr nga kapiteni Amir Rrahmani, nuk lejoi që të mposhtej Aro Muric, i cili po ashtu bëri një pritje të mrekullueshme.

Daljet e mysafirëve përpara ishin të rrallë, duke qenë se ishin në pritje të momentit për të kundërsulmuar, derisa vendasit e dominonin lojën.

Ndeshja është pëcjellë nga tensionet mes tifozëve të dy ekipeve. Provokimet nga grekët nuk kanë munguar që nga fillimi i ndeshjes, teksa situata ka eskaluar edhe më shumë kah fundi i ndeshjes.

Grekët kanë gjuajtur me mjete ndezëse “Dardanët”, teksa edhe tifozët e Kosovës ia kanë kthyer ne mënyrën e njejtë.

Pas pjesës së parë ndodhi edhe një përleshje mes tifozëve të Kosovës dhe Greqisë, sa u nevojit ndërhyrja e Policisë për të qetësuar sadopak situatën.

Notat e lojtarëve: Greqi 2-0 Kosovë, Rrahmani veçohet te Dardanët

Kujtojmë që Greqia dhe Kosova janë pjesë e Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve. Helenët janë në krye të grupit, kurse Dardanët dështuan në përpjekje për t’i rivalizuar.

Foto: Screenshot

Marketing