Sot Kosova festoon 14 vjetorin e pavarësisë së saj. Në agjendën e ditës së sotme priten aktivitete të ndryshme.

Fillimisht do të bëhet ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës në nderim të Ditës së Pavarësisë. Marrin pjesë presidentja Osmani, kyeparlamentari Konjufca, kryeministri Kurti dhe komandanti i FSK-së.

Marketing

Pastaj do të vendosen kurora me lule në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz nga presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri.

Gjithashtu do të vendosen kurora me lule te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi, nga presidentja Osmani, kryetari i Kuvendit, Konjufca dhe kryeministri Kurti.

Ndërsa do të mbahet edhe seancë solemne për nderë të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës. Paraprakisht do të ketë fjalime nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti./albora.ch/

Marketing