Qeveria e Kosovës ka miratuar tri marrëveshje me shtetin e Sllovenisë në fushën e drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

Marketing

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se këto janë marrëveshje të rëndësishme dhe duhet që të miratohen nga Kuvendi i Kosovës, duke sqaruar se pjesë e marrëveshjeve është edhe ekstradimi.

“MD ka zhvilluar është arritur marrëveshja me shtetin e Sllovenisë për ekstradim, marrëveshjen për çështje penale dhe marrëveshjen për ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale. Këto marrëveshje prekin të drejta dhe lirit e njeriut, na duhet mbështetja nga Kuvendi i Kosovës”, tha ajo.

Këto janë të tri marrëveshjet: Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për Zbatimin e Ndërsjellë të Aktgjykimeve në Çështjet Penale; Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për Ekstradimin dhe Marrëveshja Ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale.

Marketing